Ambasadori i SHBA-së Donald Lu po zhvillon një takim me Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Markun, si shenjë mbështetje për Markun pas kundërshtimit të opozitës dhe kaosit të krijuar në Kuvend ditën e hënë.

Kujtojmë se Marku është zgjedhur Kryeprokurore e Përkohshme në Kuvend me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime. Vlen të theksohet se ky është takimi i par i Lu me kryeprokuroren Marku, ndërkohë që po sot kjo e fundit do të prezantohet me vartësit në Prokurorin e Përgjithshme.

41-vjeçarja dje hyri në organin qendror të akuzës rreth orës 10 të mëngjesit, e shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i kuvendit Genc Gjonçaj. Marku u prit në zyrë nga Llalla i cili kishte mbërritur në zyrë rreth orës 9.30. Takimi zgjati 30 minuta.

Ndërsa ky shtrëngim duarsh shënoi largimin përfundimtar të Adriatik Llallës nga Prokuroria e Përgjithshme dhe marrjen zyrtarisht të detyrës nga Arta Marku. Ndërsa Marku, pas marrjes së detyrës po dje mori pjesë në një aktivitet të Kuvendit për institucionet e pavarura kushtetuese.