Ambasadori i Gjermanisë, Thomas Norbert Gerberich sot ishte në kompaninë e fuqishme “Vezë Sharri”  në pronësi të Arben Abdurahamnit, një kompani e cila ka një bashkëpunim të madh me Gjermaninë.

Sipas ambasadorit Gerberich, “Vezë Sharri” është një shembull se si mund të punohet dhe kjo kompani lirisht mund të thuhet se është edhe më e mirë se disa kompani të Gjermanisë.

Jam tepër i gëzuar që e shoh këtë kompani dhe jam i impresionuar nga kjo që pashë. Këtu u ndjeva sikur isha në Gjermani. “Vezë Sharri” është një firmë shembullore, “Vezë Sharri” është gjithashtu shembull që njerëzit të ngelin këtu mos të mendojnë për në Gjermani” u shpreh Ambasadori i ri i Gjermanisë në Maqedoni Thomas Norbert Gerberich

Nga ana tjetër pronari i kompanisë Vezë Sharri, Arben Abdurahmani tha se është kënaqësi që bashkëpunimi me ambasadën e Gjermanisë vazhdon në mënyrë të shkëlqyer.

Është kënaqësi që ambasadori është në Vezi Sharri, përkrahja e ambasadës është gjithmonë e shkëlqyer dhe ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me ambasadën dhe ambasadorin e ri” u shpreh Abdurahmani.