Donald Lu shkoi sot në orën 10:00 në zyrën e prokurores së re të përkohshme Arta Marku dhe qendroi aty deri në 10:40. Ai u prit dhe u përcoll nga znj. Marku deri tek dera e jashtme e Prokurorisë së Përgjithshme, aty ku ishin rreshtuar gazetarët dhe kameramanët e televizioneve për të marrë një prononcim prej tyre. Ajo çka u vu re ishte shfaqja që dha ambsadori duke mbajtur fort të shtrenguar dorën e prokurores, kjo si shenjë e mbështetjes ndaj saj. Kujtojmë se z.Lu ka qenë tejet kritik ndaj paraardhësit të saj Llalla, duke mos nguruar ta etiketojë edhe në media si njeriu që drejtoi akuzën, por pa akuzuar asnjë politikan.

Deklarata e ambasadës së SHBA më 18 Dhjetor, ditën kur u votua Arta Marku.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

Video sot te Prokuroria e Pergjithshme