Sulmuesi Paulo Dybala në ndeshjet e fundit ka humbur vendin e tij në formacionin e parë të Juventusit. Por, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Genoas në Kupën e Italisë argjentinasi luajti nga fillimi.

Dybala shënoi një gol në fitoren e pastër 2-0 dhe kjo duket të jetë e mjaftueshme për trajnerin Allegri që ta rikthejë në formacionin bazë.

Sipas “Premium Sport”, Allegri në supersfidën ndaj Romës në fundjavë do ta nisë me Dybalan në fushë, pasi beson se lojtari është kthyer formën që kishte në fillim të sezonit.

Lajm i keq për Juventusin është se në këtë ndeshje për shkak të dëmtimit do të mungojnë Gianluigi Buffon dhe Mattia De Schiglio.