Në 20 minutat e para, ata e humbën kohën”.
Massimiliano Allegri është shprehur i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij ndaj Interit.
Ai thotë që Juventusi duhet të përmirësohet fizikisht.
”Interi bëri një ndeshje të mirë. Në 20 minutat e para, ata e humbën kohën, dhe më pas filluan me disa aksione”, deklaroi Allegri.
”Pjesa e dytë na takoi neve, ku kishim më shumë raste”.
”Nuk arritëm të shënonim dhe të fitonim, por aftësia që kemi në skuadër është e rëndësishme”. ”Skuadra duhet të përmirësohet fizikisht pasi që nuk është në potencialin e duhur”, shtoi ai.