Ministri i Kulturës Robert Allagjozovski këtë fundjavë qëndroi në Strugë dhe Ohër ku realizoi takime pune me drejtorët e institucioneve që janë nën kompetencë të resorit që e udhëheq.

Siç informoi në konferencën e sotme për shtyp në Ohër, në takim është biseduar për aktivitetet vijuese të institucioneve dhe problemet me të cilët ballafaqohen. “Probleme ekzistojnë nga lloje më të ndryshme, por asnjë nuk është i pazgjidhur, gjithçka varet nga ajo se si i vendosin prioritetet dhe nga kondicioni i buxhetit”, tha ai.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me reagime rreth rikonstruksionit të Xhamisë së Ali pashës në Ohër, për çka ekzistojnë pohime nga shoqata qytetare se po realizohet në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me lejen për konservim, Allagjozovski theksoi se qëndrimi i Ministrisë është që çdo aktivitet duhet të realizohet në pajtueshmëri të rregullativave ligjore.

“Liria e besimit është e garantuat me Kushtetutë, por për fat të keq çështjet e këtilla eksploatohen edhe për nxitje të tensioneve ndërfetare dhe ndëretnike. Ne më shumë do të dëshironim që ta shohim kulturën dhe trashëgiminë kulturore si pasuri që na afron. Në këtë drejtim do të jetë edhe veprimi ynë i ardhshëm, që t’i qetësojmë tensionet, t’u përmbahemi procedurës ligjore”, theksoi ai.

Sa i përket pakënaqësisë tek një pjesë e punonjësve filmik i shkaktuar nga ulja e e pjesës nga mjetet buxhetore për artin filmik, ministri tha se Ministria resore në asnjë rast nuk ka për qëllim ta dëmtojë sferën filmike.