Ministria e Kulturës në këtë periudhë merr numër të madh të kërkesave për transferimin e aktorëve dhe të punësuarve në kulturë nga një vend në një tjetër, deklaroi ministri Robert Allagjozovski, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për punësime të reja, as për autorë të pakompletuar apo artistë, por për çështje sociale dhe kërkesa të vetë të punësuarve.

Deklarata e ministrit është kundërpërgjigje e reagimit të u.d drejtorit të Teatrit të Dramës Sasho Tasevski i cili dje në rrjetet sociale i ka shkruar ministrit se nuk do të lejojë pa u konsultua t’i imponohet transfer të aktorëve nga teatrot e tjera të cilët nuk i nevojiten Teatrit të Dramës niveli i të cilit, siç konsideron, ka rënë në katër vitet e fundit sepse  janë pranuar aktorë përmes përzgjedhjes dhe favorizimit negativ.

Në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve pas shënimit të patronatit të BKU-së. Allagjozovski tha se nuk duan që mekanizmi i punës jashtë mjedisit të jetesës të jetë mekanizëm i dënimit, por duan t’ua plotësojnë kërkesat e një numri sa më shumë që është e mundur të punonjësve kulturorë.