Moderatorja Alketa Vejsiu njihet si një ndër femrat më sharmante.

Atë e shohim pothuajse çdoherë të angazhuar në ekranin televiziv, shkruan lajmi.net.

Pas një viti të ngarkuar me punë, Alketa ka vendosur që për fundvit të largohet nga Shqipëria për tu relaksuar në Maldive.

Nga atje, moderatorja ka sjellë vazhdimisht imazhe të reja me të cilat tregon se atje po kalon kohë të mrekullueshme.

Në disa fotografi, Alketën e shohim si rrallëherë në bikini dhe pa grim në fytyrë.