Qenan Aliu

Po bën xhiron e internetit gafa që bëri zëvendës ministri i Mbrojtjes në Maqedoni, Bekim Maksuti duke thënë se “Meshari i Gjon Buzukut” e ka shkruar Marin Barleti. Pas këtij skandali, kanë qenë të shumtë ata që kanë kërkuar dorëheqjen e tij, e ndër ta edhe opinionisti i njohur Qenan Aliu. Më poshtë ju sjellim reagimin e tij pa ndërhyrje.
Me shkas ( E diela me ne )
GJAT E SHQIP NË VEND SHKURT E SHQIP !
Rinia shqiptare duhet të kërkojë dorëheqjen e zëvendësministrit për mbrojtje Bekim Maksuti, për shkak të nënçmimit që ua bëri, sipas tij për mosdije, e ndërkaq vetë shpërfaqi karakter prepotent dhe alogjik. Në vend që të përgjigjet shkurt e shqip ai përgjigjej Gjatë e shqip ; Dhe në pyetjen me përgjigje se -Kush e ka shkruajtur ,,Mesharin,, e Gjon Buzukut, ai me prepotencë sqaron, nënçmon dhe i bindur përgjigjet Marin Barleti . Bekim Maksuti e ka dëshpruar rininë shqiptare jo për shkak të ,,Mesharit,, të Gjon Buzukut por për shkak të postit të zv/ministrit për mbrojtje të Bdi-së. Mandej z. zëvendësministër mbajeni mend se , NDRYSHE është fjala në gjuhën shqipe që shkruhet dhe lexohet NDRYSHE !