Lideri i PPD Faton Aliti, në emisionin “Koha për Pyetje” në Medial.mk, ka pohuar se akuzat dhe kundër akuzat BDI dhe të ASH brenda koalicionit janë “luftë” për pozicionim sa më të mirë në Qeveri, dhe janë akuza të pa baza, njofton medial.mk

“Duket se diçka nuk shkon, por deklaratat dhe akuzat se njëri apo tjetri qëndron mbrapa një skenari, apo lojërat për falje, mendoj se janë vetëm një marketing politik të këtyre dy subjekteve politike, sesa janë vërtet akuza të bazuara në fakte. Ndërsa pjesa tjetër është loja nervash, apo një luftë e brendshme për një pozicionim sa më të mirë në të njëjtën qeveri”, tha për emisionin “Koha për Pyetje”, kryetari i PPD-së Faton Aliti, njofton medial.mk.