Sulejman Mehazi

More vëllai ynë, kryeplaku i politikës shqiptare Ali Ahmeti, mbrëmë në tv 21-shin na ka habitur krejtëve me atë agrisivitetin e tij ushtarak, na ka kënaqur, vallahi e bilahi kurrë kryetari i BDI-së s’ka qenë më i lezetshëm se sa mbrëmë. Çdo herë gjatë debateve televezive e kampanjave zgjedhore na ka revoltuar e na ka nervozuar, ama mbrëmë bravo i qoftë, me aktrimet e tij ushtarake e pasuroi edhe më politikën shqiptare. Për besë, mbrëmë, si kurrë më parë na ka freskuar, derisa e ndegjonim për sherret politike që ia bënte Zijadini. Pas alivanosjes së Zijadinit në parlament nga simpatizantët e VMRO-së, i thamë se krejt mirë o Zijadin, ama të mungon MARIFETI politik. Si duket dal nga dalë është duke e mësuar këtë zgjuarësi politike e jetësore. Edhe pse me direktivat e Ali Ahmetit, Zijadin Sela mund të largohet nga qeveria e Zajevit, ama në anën tjetër nervozoi si kurrë më parë Ali Ahmetin. Si duket Zijadin Sela tani ia ka gjetur pikën e dobët Ali Ametit njësoj si Priami që zbuloi vdekshmërinë e Akilit në thembrën e tij. Tani e tutje ende e më shumë jo vetëm Zijadini, por edhe liderët tjerë politik shqiptarë do bëjnë çfarë do lloj shpifjesh politike vetëm e vetëm ta nervozojnë Ali Ahmetin. Gabove o kryeplaku i politikës që ua tregove të tjerëve fshehtësinë e pikës suaj të dobët.