Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sonte në ClikPlus tregoi se pse me 27 prill nuk mori pjesë në Kuvend ku u rrahën deputetët dhe dy liderët Sela dhe Zaev. Sipas Ahmetit nëse do të ishte në Kuvend situata shumë më serioze.

Unë i kam dhënë përgjigjet Talat Xhaferit, kryeministrit Zaev, lidhur me mosprezencën time ditën e 27 prillit në Parlamentin e Maqedonisë. Është diskutuar në detaje situata, është vlersuar nga Xhaferi dhe Zaev që prezenca ime në momentin e zgjedhjes së kryeparlamentarit të Maqedonisë dhe situatave të paparashikueshme që mund të ndodhin mund të paraqiste problem shumë më serioz” u shpreh Ahmeti sonte në ClickPlus, transmeton Tetovasot.