Sulmuesi i Arsenal Alexis Sanchez raportohet të ketë rënë dakord me Manchester CIty për 13 mln euro në sezon deri në verë të 2021.

Rebeli i Topçinjve pritet të jetë një lojtar i lirë në verë por TransferMarketWeb raporton se marrëveshja është arritur.

Shifrat që raportohen janë 250,000 në javë për Sanchez në Etihad, megjithëse edhe PSG ishte futur në garë për firmën e tij.

Lojtari i përfaqësueses kiliane ishte pranë skuadrës së Pep Guardiola-s që në verën e kaluar, por pamundësia e Arsenal për të arritur akordin me Thomas Lemar të Monaco-s bëri që marrëveshja të anulohej.

Sanchez ka bërë një start të dobët të sezonit pas sagës së transferimit por tani është rikthyer në formacionin e Arsenal dhe gjeti golin në barazimin 3-3 ndaj Liverpool.