Parlamenti zviceran sot e zgjodhi Alen Berse president të ri të Zvicrës në vitin 2018. Berse është ministër aktual i Punëve të Brendshme dhe nënpresident i shtetit.

Në Zvicër funksionin rotues president në periudhë prej një viti e kryen një prej shtatë anëtarëve të Këshillit federal, i cili është shef kolektiv i shtetit.

Për Barsen kanë votuar 190 prej 210 deputetëve në Parlament. Funksionin do ta kryejë për herë të për pasi para pesë vitesh u zgjodh në Këshillin federal.

Mandati i Berse fillon më 1 janar. Funksionin do ta trashëgojë prej Doris Lojthard.

Nënpresident i shtetit është zgjedhur ministri i deritanishëm i Financave, Uli Maurer.

Presidenti i ri në mënyrë paralele do ta kryejë edhe funksionin ministër i Punëve të Brendshme.