Kuvendi Qendror i Aleancës  për Shqiptarët nesër në Gostivar do të mbajë mbledhje të rregullt  në të cilën do të shqyrtohen gjendjet në parti dhe do të bëhen përgatitje për kongresin e partisë.

Burime partiake për MIA-n brifuan se midis temave do të jetë edhe vendimi nëse Aleanca për Shqiptarët do të mbetet  në koalicionin qeveritar. Për këtë temë pritet që lideri i partisë Zijadin Sela të japë informacion për bisedimet me kryministrin Zoran Zave që prej tre ditëve.

Fillimi i takimit është caktuar për nesër (e diel) në orën 11 në restorant “Arena” në Gostivar dhe në të janë ftuar delegatë nga strukturat partiake dhe degët e partisë.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev në emisionin  “Noqno studio” në televizionin Telma deklaroi se propozimet për vendet e zbrazëta ministrore janë dërguar deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe se propozimi i Aleancës për shqiptarët për vendin ministror të Shëndetësisë ka qenë i papranueshëm.

Për propozimin që për ministër të Shëndetësisë të emërohet Venko Filipçe, kryeministri Zaev vlerëson se bëhet fjalë për njeri i cili do t’i zbatojë reformat në shëndetësi.

Para tre ditëve, në takimin me kryeministrin Zaev lideri i Aleancës për Shqiptarët  Zijadin Sela nuk e pranoi vendin e ofruar  për nënkryeministër për reforma në Qeveri në zëvendësim të pozicionit ministër të Shëndetësisë.

Sela të enjten deklaroi se Aleanca për Shqiptarët  mbetet në qëndrimin  për mbajtjen e ministrisë së Shëndetësisë, e cila mbeti bosh pasi që Arben Taravari u bë kryetar i Komunës së Gostivarit.