Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti i ka dërguar një letër nga burgu, pas përplasjeve të fundit brenda partisë.

Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, Hydajet Hyseni ka konfirmuar në mbledhjen e sotme se Kurti iu është drejtuar gjithëve me letrën, shkruan Indeksonline

Aktivisti i LVV-së, Arben Vitia ka lexuar mesazhin e Kurtit:

Më vjen mirë që mund t’ju drejtohem me këtë letër ndonëse nuk jam aty. Më e rëndësishmja është që të jemi bashkë. Me mendje dhe zemrat tona gjithmonë mbesim të bashkuar. Pavarësisht se ndonjëri prej nesh mungon dhe pse mungon Lëvizja vazhdon. Ajo bëhet prej dashurisë tuaj. Sinqeriteti  për gjerat që kanë ndodhur për herë të fundit nuk mund të shprehen në mbledhje. Kjo është mënyra e drejtë dhe e duhur, statusi dhe procedura. Qytetarët e Kosovës kanë dashur dhe përkrahur LVV si asnjëherë më parë. U dyfishua numri i deputetëve tonë. Jemi subjekti i parë në vend. Qeverisim me kryeqytetin e republikës dhe historisë tonë. Fitorja vjen për punët tona që kemi deri tani. Sikurse bashkimi me Shqipërinë ashtu edhe qeverisja social-demokratike nevojitet më shumë vullnet dhe pasion. LVV-ja në njërën anë ka ngjallur shpresë. Qeveria aktuale ka zhgënjyer edhe optimistët e saj. 100 ditshin e bëri me përufndimin e faljes së qymyrit derisa nuk ndalen emërimet e zv/ministrave. Jemi afër bërjes së Kosovës me qeverisjen e Vetëvendosjes.  Regjimi nuk ka mbështetje popullore. LVV-ja po vazhdon të përballet me shantazhe por ne i përgjigjemi me një aksion; emancipimi. Burgosjet tona jenë dëshprim i regjimit. Tani edhe pak i kanë mbetur këtij regjimi dhe kjo varet nga ne. Janë të dhimbshme. E fali Aidën edhe sikurse nuk do të më kishte kërkuar falje.