Seriali “Sulltanesha Kosem” është aktualisht një nga serialet më të ndjekur në Shqipëri, një serial historik që tregon për periudhën e sundimit të Sulltan Ahmetit i cili e merr fronin në një moshë shumë të re.

I ftuar për të folur për këtë serial ditën e djeshme në emisionin “Rudina” ishte drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani i cili zbuloi një sekret mbi Dervish Pashain dhe gjithashtu çfarë do ndodhë në episodet në vijim.

Dumani zbuloi se Dervish Pashai, krahu i djathtë i Sulltan Ahmetit është i dashuruar me sulltaneshën Handan, e quajtur ndryshe nëna sulltaneshë, pra mamaja e Ahmetit, megjithatë siç u shpreh Dumani dashuria e tij do mbesë platonike pasi është e pamundur që ai të krijojë një lidhje me nënën e Sulltanit.

Siç dihet në serial do të luajë edhe aktorja shumë e njohur, Beren Saat e cila do zëvendësojë Anastasian. Dumani zbuloi se Beren Saat do shfaqet në serial në rolin e “Kosem” javës tjetër.