Tensionet dhe debatet kanë shoqëruar seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ku u votua për Kryeprokuroren e Përkohshme, Arta Marku.

Por pavarësisht kësaj situate, kabineti qeveritar “Rama 2” ka lënë pas tensionet brenda dhe jashtë Kuvendit dhe është përqëndruar tek fëmijët e sëmurë dhe mbështetja ndaj tyre.

Kjo falë moderatores së Top Channel, Albana Osmani, e cila e veshi politikën sot me luledielli, në kuadër të fushatës sensibilizuese “Ti je një luledielli” për fëmijët e sëmurë me leucemi, fushatë e nisur disa muaj më parë.

Albana Osmani ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram foton në të cilën shfaqet kabineti qeveritar, një pjesë e së cilëve kanë veshur bluzën me luledielli, ndërkohë që një pjesë prej tyre i mbajnë në duar, duke demostruar mbështetjen e tyre ndaj kësaj fushate sensibilizuese.