Një mësimdhënëse në Prizren akuzohet nga prindërit e një nxënësi se ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Prindërit thonë se mësuesja ia ka shkulur flokët tetë vjeçarit. Ndërsa mësimdhënësja thotë se nuk e kishte për qëllim të keq këtë sjellje.

Lavdie Berisha e akuzon mësimdhënësen  Mesire Muharremi se ia ka keqtrajtuar djalin e saj Ledrin, tetë vjeçar gjatë orës mësimore në shkollën fillore ‘Lekë Dukagjini’ në Prizren.

Berisha deklaron se që prej klasës së parë ka dyshuar në këtë mësuese por rrahja që pretendon se i është bërë Ledrit të premten e ka kaluar çdo kufi.

Madje thotë se djali i saj nuk ka më flokë në vendin ku mësuesja ia shkuli flokët.

Mësimdhënësja Mesire Lamaj-Muharremi ka thënë se e ka tërhequr fëmijën për flokësh por nuk ka pasur tendencë ta lëndojë atë.

Ajo thotë se gjithçka ka qenë nën efekt pasi aq mirë ia kishte shpjeguar detyrat e matematikës dhe se sërish Ledri kishte thënë se nuk i kuptonte ato.

E drejtoresha e shkollës Jehona Krasniqi tha se asnjëherë nuk ka pasur vërejtje ndaj mësueses.

Drejtori i Arsimit në Prizren Zijadin Shemsedini ka thënë ka bërë të ditur se nuk ka marrë ndonjë ankesë zyrtare por se ky rast do të trajtohet me shumë prioritet.

 

Global