Millie Bobby Brown është një aktore dhe modele angleze, e cila ka lindur më 19 shkurt të vitit 2004.

Ajo u bë e njohur me rolin e saj në serinë fantastiko-shkencore të Netflix, ” Stranger Things”.

Edhe pse vetëm 13-vjeçare, aktorja u nominua në kategorinë Primetime Emmy për rolin e aktores dytësore në një dramë televizive.

Falë sukseseve si aktore, ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku po shënon rritje të vazhdueshme.

Ndërsa këto ditë, 13-vjeçarja e ka kaluar shifrën prej 11 milionë ndjekësish në Istagram.

Për këtë gjë, ajo është shprehur mjaft e gëzuar dhe e ka shënuar këtë çast me një fotografi të publikuar në profilin e saj në këtë rrjet social.

Millie do të debutojë si aktore në një film, ne vazhdimin “Godzilla: King of the Monsters” që pritet të dalë në vitin 2019.

in the end… it’s him and I.

A post shared by Millie Bobby Brown (@milliebobbybrown) on