Ditë më parë në Kolegjin “Jahja Kemal” me moton “Ajo pak që ti dhuron, një fëmijë shumë e gëzon”, është zhvilluar një aktivitet humanitar ku qëllimi ka qenë që të solidarizohemi me skamnorët dhe të ndahen mjete për fundvit, njofton Zhurnal.

Çdo nxënës i klasës 5-c dhe 7-c kanë marrë përsipër që të bëjnë nga një ëmbëlsirë në shtëpi dhe më pas të njejtat ti shesin brenda hapsirave të kolegjit “Jahja Kemal”.

Ndërsa mjetet e mbledhura nga shtija e ëmbësirave janë dedikuar fëmijëve skamnorë që edhe atë të ndjejnë pak gëzim gjatë festave të fundvitit.

Këto fëmijë që mësojnë në këtë kolegj dhanë një shembull perfekt të solidarizimit se si nuk duhet të nëpërkëmben dhe anashkalohen fëmijët skamnorë që vijnë nga familjet me raste sociale, duke dëshmuar njëherë se para natyrës jemi të gjithë të njejtë dhe nuk duhet bërë dallime në këtë aspekt.