Sot në Shkup dhe në qytetet tjera të Maqedonisë u organizua aksioni tradicional humanitar “Dhuro nga zemra” nën patronazhin e Forumit të gruas pranë LSDM-së, Kryqit të kuq dhe qytetarëve human.

Në Shkup, rroba të nxehta, këpucë dhe shtroja të shtratit u dhuruan për qytetarët e kategorive të prekshme sociale të cilët kanë nevojë për ndihmë më të madhe në këtë dimër.

Këto u shpërndanë në pikën Dare Xhambaz.