Një Ekip i SPB Tetovë, ka kryer kontroll në një bastore sportive e cila ndodhet në rrugën “133” në Tetovë për të cilën policia paraprakisht ka pasur njohuri se është duke punuar pa liçencën e nevojshme.

Në objekt, siç informon MPB, janë takuar R.H. (24) dhe P.T. (44) nga Tetova, i cili është prezentuar si i punësuar, ndërsa në banak për pagesën e skedinave është gjetur S.Gj. (33) nga Tetova. Në bastoreështë thirrur edhe pronari i bastores E.L.

Personat dhe gjësendet në bastore – monitorë për lojëra drejtpërdrejt dhe disa LCD televizorë për lojëra fati, një banak për pagesën e skedinave, disa televizorë për lojëra të fatit – gara me qen, si dhe buletine për baste sportive dhe skedina të paguara, janë siguruar dhe për këtë është informuar Prokurori Publik.

Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.