Njësiti i policisë të Departamentit të Punëve të Brendshme në Tetovë mbrëmë (28 dhjetor) rreth orës 1.30 minuta ka kryer një inspektim në një objekt hotelierie “Energy Club”, në pronësi të K.K (35) nga Tetova, që ndodhet në rrugën rajonale Tetovë-Saraqinë, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Pas kontrollit, janë kapur dhe arrestuar 16 femra, duke përfshirë 12 shtetase të huaja, ku 9 nga Serbia, 3 nga Shqipëria dhe 4 nga Maqedonia.

Vallataret janë të moshës 20 deri në 47 vjeç, ishin të angazhuar si kërcimtare.

Të gjitha janë arrestuar për shkelje të qëndrimit turistik, shtetaset e huaja janë mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës dhe më pas janë dorëzuar në Departamentin e krimit ndërkufitar, migracionit dhe Ripranimin për procedurë të mëtutjeshme, transmeton TetovaSot.

Gjithashtu mbrëmë nga ora 2 deri në 4, është kryer një inspektim në objektin hotelierik “Bake-Kom” në Çegran të Gostivarit  në pronësi të A.N (47)  nga Çegrani.

Pas kontrollit të kryer nga oficerë të policisë së Tetovës në bashkëpunim me Departamentin e krimit ndërkufitar, migracionit dhe Ripranim në këtë objekt janë kapur 13 femra, këngëtare dhe valltare, 10 nga Shqipëria dhe 3 nga Maqedonia.

Për shkak të shpërdorimit të qëndrimit turistik, shtetaset e huaja janë arrestuanr dhe u ndaluan në Komisariatin e Policisë në Gostivar për procedurë të mëtejshme, ndërsa qytetarët maqedonase u liruan në një kohë të shkurtër./TetovaSot/