Në prag të festave të Vitit të Ri, EVN dhe Kryqi i Kuq i RM organizojnë shoqërime të Vitit të Ri dhe donacione festash për fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët me probleme edukativo-sociale dhe fëmijë të familjeve të kategorisë me rrezik social. Mbi 500 fëmijë do të kënaqen në shfaqjet e Vitit të Ri, shoqërim me Babagjyshin e Vitit të Ri dhe do të marrin dhurata të Vitit të Ri. Në evenimentin qendrorë në Shkup, mbi 150 fëmijë e ndoqën filmin e animuar „Arushi Pedington”, ndërsa i shoqëronte edhe Babagjyshi i Vitit të Ri. Evenimenti është pjesë e aksionit humanitar „ Të ndajmë lumturi“, i cili realizohet në më shumë qytete të vendit.

„Viti i Ri është asociacion i atmosferës gazmore, dhuratave, takimeve familjare. Për fat të keq, jo të gjithë fëmijët mund që njëlloj të ndjejnë disponimin e Vitit të Ri.  Për këtë shkak, kompanitë partnere të Kryqit të Kuq, mundohemi të ju dhurojmë buzëqeshje dhe të ndjejnë lumturi sa më shumë fëmijë dhe t’а presin Vitin e Ri me dinjitet. Dëshirojmë që lumturia dhe momentet e bukura të ju bëhen të përditshme. Të gjithë fëmijëve ju dëshiroj shëndet, fat dhe lumturi”, tha znj. Lençe Karpuzovska, menaxhere e komunikimit në EVN Maqedoni.

Suzana Tuneva Paunovska, Sekretare e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, deklaroi:„ Në prag të festave të Vitit të Ri, nxisim humanitet dhe solidaritet ndaj atyre që ndihma dhe mbështetja i’u janë më se të nevojshme. Në këtë drejtim është edhe vëmendja që e përkushtojmë ndaj më të rinjëve, të cilët veçanërisht gëzohen për dhurata dhe pako në ditët e festave. Evenimenti i sotshëm dhe mbështetja që Kryqi i Kuq e ka nga EVN Maqedoni, janë vetëm edhe një tregues dhe shembull pozitiv për kujdes ndaj kategorive të rrezikuara të bashkësisë. Për ne në Kryqin e Kuq është shumë e rëndësishme të ndihmojmë çdo herë dhe aty ku është e nevojshme, të ndihmojmë por edhe t’i nxjerrim në pah shembujt pozitiv që motivojnë. Vetëm me mbështetje të ndërsjellë mund t’i zbusim nevojat e personave të përjashtuar social, personave me nevoja të posaçme, personave me nevoja edukativo-arsimore, personave që kanë nevojë për ne. Shpresojmë që ky shembull pozitiv i përgjegjësisë shoqërore të një kompanie, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, që do të kontribuojë në shumë buzëqeshje të sinqerta fëmijërore dhe momente të bukura festash.”

Surpriza të Vitit të Ri, EVN Maqedoni përgaditi edhe për të rinjtë nga K. e Haraçinës dhe për të mbrojturit nga Instituti për Rehabilitim të Fëmijëve dhe të Rinjëve nga Buteli.