Disa përfaqësuese të Forumit të grave në kuadër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sot në qendrën tregtare “Siti moll” do t’u dhurojnë dhurata të Vitit të Ri fëmijëve prej 12 familjeve të rrezikuara sociale.

Aksioni human i Vitit të Ri “12 bredha – 12 tregime mediale” organizohet në bashkëpunim me 12 media të Maqedonisë dhe do të zgjasë deri më 4 janar të vitit 2018.

Secila prej mediave ka bredh të dekoruar të Vitit të Ri dhe nën të do të grumbullojë dhurata të cilat do t’u dhurohen fëmijëve të një familje të rrezikuar sociale.

Donacionet do t’i dhurojnë Cvetanka Laskova, këshilltare e Kulturës e kryeministrit Zoran Zaev dhe dy përfaqësuese të Forumit të grave në kuadër të Qeverisë së RM-së.