Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 54-vjeçar pasi aksidentoi për vdekje një person.

Policia sqaron se arrestimi i tij, u bë “pasi në aksin  rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël Elbasan, duke drejtuar mjetin tip benz kamioçinë ATP, me targa EL 8223B , është përplasur me një kafshë pune, të cilën e tërhiqte shtetasi Z.N., 65 vjeç banues në Elbasan”.

I plagosuri u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe  më pas ka ndërruar jetë.

Materialet I kane  kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan