Ka ndërruar jetë gruaja e cila u përplas nga një makinë pasditen e djeshme në kryeqytet.

Viktima, ende e paidentifikuar, u aksidentuar nga një makinë tip “Daimler Chrysler” me targë “AA 071 HD” në rrugën “Unaza e Re”, pranë Liqenit të Thatë. Drejtuesi i mjetit, 27-vjecari Sajmir Çeka, e ka dërguar vetë me mjetin e tij në spital gruan e aksidentuar.

Që në fillim, mjekët vlerësuan se gjendja shëndetësore e të plagosurës ishte e rëndë dhe pavarësisht përpjekjeve të bluzave të bardha, ajo ka humbur jetën.

Zyrtarisht, policia njofton se po punohet për identifikimin e viktimës. Burime thanë se gruas nuk i është gjetur ndonjë mjet identifikimi me vete dhe as në çantë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit u arrestua.

Në një njoftim paraprak lidhur me ngjarjen një ditë parë, Policia e Tiranës bëri me dije se mosha e këmbësores që u përplas nga makina është “rreth 35 vjeçe”.