Ky është momenti i tmerrshëm kur një 12-vjeçar me motoçikletë hypi në trotuar dhe përplasi një vajzë 15-vjeçare duke e lënë në koma.

Jess Chisnall po kthehej nga shkolla për në shtëpi së bashku me miqtë e saj në St Helens, Merseyside kur u përplas nga motoçikleta dhe pësoi lëndime serioze.

Nxënësja pësoi gjakderdhje në tru dhe kaloi në koma. Pothuajse 12 muja më pas, familja e Jess ka rëndë dakort që të lejojë policinë që të nxjerrë pamjet tronditëse për të treguar ndikimin shkatërrues që mund të shkaktojë përdorimi i rrezikshëm dhe i paligjshëm i motoçikletës në rrugë.