Nëntë persona prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidentin zinxhir i tre automjeteve që dje rreth orës 17 e 30 minuta ka ndodhur në rrugën interurbane Gostivar – Kërçovë, informoi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Të tria automjetet të cilat janë përfshirë në aksidentin, ishin me me targa të Gostivarit të drejtuar nga shtetasit F.O. (34), “Lupo” të drejtuar nga Z.M. (58) dhe “Kia” të drejtuar nga T.A. (59), të gjithë nga Gostivari. Në këtë aksident lëndime më të rënda trupore, ka marrë Z,M., shoferi i “Lupo”-s, ndëra drejtuesi i “Kia”-s së bashku me shtatë bashkudhëtarë të tjerë nga të tria automjetet kanë marrë lëndime trupore. Të gjithë të lënduarit janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Dëmi i përgjithshëm vlerësohet mbi 300 mijë denarë. Policia ka kryer ekspertizë dhe sipas informacioneve fillestare shkak për aksidentin është mosrespektimi i distancës.