Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme.
Rreth orës 12:15 të ditës së sotme, në autostradën Tiranë-Durrës, tek mbikalimi i Shënavlashit një mjet tip ‘Opel’, me drejtues shtetasin A. D., banues në Berat, ka aksidentuar këmbësorin A.S., rreth 55 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, i aksidentuari gjeti vdekjen, duke mos u mbijetuar plagëve të marra.
Nga ana e policisë është bërë shoqërimi i drejtuesit të mjetit në komisariat.
Ai po merret në pyetje lidhur me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.