Ligji i ri për arsim të lartë është gati dhe deri nga fundi i muajit do të vendoset në ENER (regjistrin elektronik të rregullave ener.gov.mk), tha sot ministrja Renata Deskoska në fjalimin hyrës në konferencën rajonale kushtuar sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Një nga risitë të cilat propozohen është ndryshimi në funksionimin e Këshillit për akreditim dhe vlerësim të arsimit të lartë, respektivisht ndarjen e tij në dy organe.

Deskoska tha se MASH është e kënaqur nga shumë propozime të marra nga institucione të ndryshme – universitete, studentë dhe nga Plenumi i profesorëve dhe se nga të gjithë ata ka dalë konsenzus i gjerë – se Këshilli për akreditim dhe vlerësim ashtu siç është tani, nuk jep mundësi që t’i përkushtohet mjaft vëmendje procesit të vlerësimit, respektivisht matjes së cilësisë, por më shumë përqëndrohet në procesin e akreditimit.

Ajo tha se një nga parimet në të cilat bazohen sistemet arsimore evropiane për rritjen e cilësisë është respektimi i autonomisë së Universitetit, e cila është shkelur nga pushteti paraprak me qëllim të avancimit së cilësisë në arsimin e lartë.

Kryetari i Këshillit për akreditim dhe vlerësim, akademiku Vllado Kambovski vlerësoi se shumë institucione në këtë sferë nuk i plotësojnë kushtet ligjore bazë për realizimin e veprimtarisë në arsimin e lartë.