Akademi solemne në vigjilje të festës së nesërme shtetërore Shën Klimenti i Ohrit, në Teatrin popullor të Maqedonisë mbajti sonte Kisha ortodokse e Maqedonisë nën patronatin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.

“E mira e përgjithshme duhet të jetë udhëzuese dinjitoze për çdo njeri dhe sa jemi zhvilluar si njerëz në praktikimin e veprimeve për të mirën e përgjithshme, kjo është masa se sa jemi rritur dhe jemi zhvilluar shpirtërisht. Përmes veprave të ndërgjegjshme që i lëmë pas nesh, vetëm vlera mund të ndërtojnë gjeneratat pas nesh”, tha në fjalim Zaev.

Shën Klimenti i Ohrit, theksoi, ka qenë njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt dhe më të besueshëm dhe bashkëpunëtor në misionin e Shën Cirilit dhe Metodit në Moravi për iluminimin e popullit.