Arlind Ajeti ka humbur shansin për të qenë në fushën e lojës në ndeshjen e fundit të Serisë A këtë edicion.

Mbrojtësi i Kombëtares, me ndëshkimin që mori në sfidën ndaj Lazios, ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe Komisioni i Disiplinës e ka pezulluar për një takim.

Shqiptari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për përballjen ndaj napolitanëve. Sfida e 29 dhjetorit mes Crotones dhe Napolit do të hapë siparin e javës së 19-të të Serisë A.

Ekipi i Ajetit renditet në vend të 18-të me pikë të barabarta me SPAL-in, ndërkohë që është seriozisht e rrezikuar për mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Për Napolin e Hysajt do të jetë një përballje për të mbyllur vitin në krye të tabelës së klasifikimit, në rast fitoreje, që u jep napolitanëve titullin kampion të dimrit.