Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se Ziadin Selës nuk do i takojë resori i Shëndetësisë dhe do i takojë një zv/kryeministër për reforma.

“Sigurisht se Zaev më ka informuar për këtë. Partia e Selës nuk u tregua parti serioze për të marrë përgjegjësi dhe të drejtojë procese të rëndësishme në vend. Ai nuk paraqet ndonjë forcë serioze sepse ka dy deputetë”, ka thënë Ahmeti në Click plus në TV21.

Ai (duke aluduar në Selën), doli me një koalicion tjetër në zgjedhjet lokale, pra me BESËN, dhe Veseli Memedi që ai apostrofon se ka dalë në BDI, është lajm i rrejshëm. Memedi është deputet i koalicionit të Aleancës për shqiptarët dhe jo i Aleancës me BESË. Jam këtu të bëjë mirë për shqiptarët, thekson Ahmeti.