Emërimi i kryeshefave të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës do të bëhet në konsultim me ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e OSBE-së, ka pretenduar lideri i BDI-së Ali Ameti. Sipas tij, më me rëndësi do të jetë profesionalizmi i tyre se sa përkatësia partiake.

“Do të bëhen disa konsultime, do të bëhen konsultime edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë duke përfshirë edhe OSBE-në që ka njohuri mbi aktivitetet dhe angazhimet e policisë dhe pasi të bëhet tërë vlerësimi, do të emërohet kryeshefi. Në të ardhmen, shumë me rëndësi për ne është lufta pa kompromis ndaj krimit është shqetësuese për ne është përdorimi i lëndëve narkotikëve në shkolla” deklaroi kryetar i BDI-së, Ali Ameti sot në Tetovë në një takim me gazetarët