Lideri i BDI-së Ali AHmeti sonte në Click Plus në Tv21 tha se është tepër i zhgënjyer me Selën.
“Jam zhgënjyer shumë me Selën, jam dëshpruar shumë, mendova që ja erdhi momenti tek shqiptarët të lind një lëvizje një subjekt tek i cili subjekt mendoja unë dhe bashkëpunotrët e mi, do të ketë një vazhdimsi do të ketë një bashkëpunim të afërt më konstriktiv për trajtim të temave, për vazhdim të misioneve të agjendave shtetërore dhe shqiptare mirëpo i tërë ky vullnet i mirë që ishte më në fund u shpërbly me një dëshprim jashtëzakonisht të madh” u shpreh Ahmeti sonte në CLickPlus në Tv21, transmeton TetovaSot.
Por, zhgënjimi është me deklaratat e Selës duke filluar që në fushatë…
“Në fushatë doli se unë paskam qenë njeriu që bashkë me VMRO-në kemi përgatitur për ta eleminuar fizikisht. Kjo më shqetësoi pamasë”, ka shtuar Ahmeti.
Intervistë me Ali Ahmetin në #ClickPlus
Gepostet von TV21 am Mittwoch, 20. Dezember 2017