Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte zyrtari i vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje që mori pjesë në pritjen për fundvit që ka organizuar kryeministri Ramush Haradinaj.

Nuk dihet nëse të tjerët kanë qenë të ftuar nga ana e kryeministrit, por vet Ahmeti sikur e ka ndier veten në siklet për prezencën e tij aty.

Kujtojmë që Ahmeti ka lidhur koalicion me partinë e Haradinajt në Prishtinë, gjë për të cilën pranoi disa kritika nga anëtaret e kësaj partie. /Metro