Shpend Ahmeti, kryetar i rizgjedhur i Prishtinës përmes një statusi në facebook, ka falënderuar edhe njëherë të gjithë qytetarët e kësaj komune për  mandatin e dhënë.

Ai ka shkruar se Gjykata Supreme për herë të fundit konfirmoi që zgjedhjet në Prishtinë duhet të certifikohen.

Ky është statusi i tij në facebook:

“Sot, Gjykata Supreme konfirmoi për herë të fundit që zgjedhjet në Prishtinë duhen të certifikohen dhe të vazhdojmë me punët e Ekzekutivit dhe Kuvendit.

Falemnderit edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Prishtinës!

 ❤️Prishtina”, ka shkruar Ahmeti në facebook.