Lideri i BDI Ali Ahmeti në një brifing me gazetarët, është shprehur dhe e ka përshëndet deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev i cili pohoi se kontribut për sjelljen e ligjit të gjuhëve më të mëdha janë të tija dhe të LSDM. Ahmeti në këtë pohoj se peshore më e mirë, se kush i ka meritat më të mëdha, është vetë koha.

“Deklaratat e Zaevit do të duhet të përshëndeten. Kush sa ka kontribuar për sjelljen ligjin e gjuhëve, do ta tregon më si miri koha. Përparim Maqedonia do të ketë kur maqedonasit do të flasin për avancimin e të drejtave të shqiptarëve, dhe anasjelltas. Ne si BDI do të angazhohen çdo herë, në përmirësimin e marrëdhënieve në mes etniteteve në vend“, tha lideri i BDI-së Ali Ahmeti.