BESA nuk iu përgjgj ftesës për Deklaratën e përbashkët, ata e kompremetuan dhe e futën në siklet bile edhe kryeministrin e Shqipërisë dhe autoritetet e atjeshme. Ka qenë një papjekuri totale nga ana e tyre, ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmeti, tutje në intervistën për Click plus në TV21.

“Ligji i gjuhës shqipe që është në procedurë është konform kushtetutës dhe MO-së. Edhe zogjtë mbi çati e dinë se BDI është faktori që e mban qeverinë në këmbë, pa BDI-në s’ka qeveri. Gjejeni një argument më të vogël se kam fyer e ofenduar partinë e Selës apo BESËN. 16 vite po i duroj fyerjet, sharjet nga krerë të partive politike për interesa të tyre grupore, por nuk do të hesht, le të mbledhin mendtë dhe të organizohen, sepse i kanë bërë pikë e pesë shqiptarët. Nuk i turpëroj shqiptarët, me hora nuk ulem dhe kam të drejtë. 10 mandate ku shkuan, Ali Ahmeti i humbi apo shqiptarët? i kam ftuar që të bëhen të gjithë bashkë kundër BDI-së. BDI ka fituar zgjedhjet edhe ato parlamentare dhe ato lokale, i fitoi të gjithë, 8 me 2 ua ka bërë të gjithëve”, ka thënë Ahmeti

#ClickPlus

Intervistë me Ali Ahmetin në #ClickPlus

Gepostet von TV21 am Mittwoch, 20. Dezember 2017