Maqedonia dhe Kroacia janë duke i shqyrtuar mundësitë për investime private në bujqësi dhe për lehtësimin dhe zhvillimin e këmbimit tregtar me produkte bujqësore-ushqimore. Në Zagreb sot, në kuadër të vizitës zyrtare të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, drejtorët e agjencive pagesore prej të dyja vendeve, Nikollçe Babovski dhe Matilda Çopiq, e nënshkruan edhe Memorandum për bashkëpunim.

“Ky memorandum është i rëndësishëm për Maqedoninë, pasi që me të të dyja palët obligohen të bashkëpunojnë në nivel teknik dhe të ekspertëve përmes këmbimit të përvojave në pjesën e modelit të shfrytëzimit të mjeteve financiare nga programi IPARD, modelit të mbështetjes financiare të drejtpërdrejt dhe modelit organizativ të shfrytëzimit të fondeve evropiane në pjesën e bujqësisë, zhvillimit rural dhe peshkatarisë”, thekson MBPEU.

николовски загреб

Në takimin e ministrit Nikollovski me homologun e tij kroat, Tomisllav Tolushiq nga pala kroate u ofrua ndihmë e ekspertëve për rritjen e funksionalitetit të Agjencisë pagesore të Maqedonisë dhe ekipimit të kuadrit, si dhe për modelin e mbështetjes së drejtpërdrejt efikase dhe shfrytëzimin e parave prej Programit evropian IPARD.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Zagreb, Nikollovski mori pjesë edhe në konferencën e agjencive pagesore të Maqedonisë, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Turqisë, në të cilën drejtorët i prezentuan përvojat e veta në pjesën e funksionimit të institucionit dhe shfrytëzimit të fondeve evropiane.

Global