Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës,  dr. Arbër Ademi, sot ka marrë pjesë në shënimin e 10 vjetorit të themelimit tëInstitutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni.   Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësministri Ademi drejtuesve të Institutit ua uroi 10 vjetorin e themelimit duke nënvizuar se ky Intitucion është kredibil i etabluar në mesin e institucioneve të kësaj fushe edhe në rrafsh mbarëkombëtar.

“S’do mend që, arsimi, shkenca, kultura, historia, trashëgimia, janë segmente themelore për ndërtimin dhe zhvillimin e identiteteve të caktuara shoqërore. Ç‘është e vërteta, shqiptarët në Republikën e Maqedonisë deri vonë nuk i kanë pasur predispozitat e nevojshme për zhvillimin e këtyre sferave specifike dhe të domosdoshme për një ecuri normale të shoqërisë sonë. Por, me themelimin dhe zhvillimin e institucioneve të larta arsimore dhe shkencore të shqiptarëve në këtë shtet, siç janë universitet publike dhe ky institut i profilit albanologjik në Shkup, po bëhen hapa të sigurtë drejt forcimit dhe konsolidimit të qenësisë dhe autoktonisë shqiptare në këto treva. Në këtë frymë, çmojmë lartë angazhimin e të gjithë punëtorëve arsimor dhe shkencor, veçanërisht atyre Andaj, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, e ka pikërisht këtë detyrë, që të merret me vjeljen dhe studimin e thesarit të pasur kulturor dhe shpirtëror të shqiptarëve të Maqedonisë.Puna dhjetëvjeçare e këtij Instituti, ka dëshmuar që me vullnet, dije dhe seriozitet, mund të ecet përpara edhe më fuqishëm drejt realizimit të përcaktimeve programore. Për këtë dëshmojnë konferencat dhe botimet e shumta shkencore të këtij Instituti, një pjesë e konsiderueshme nga të cilat, shohim që janë edhe fryt i bashkëpunimit me institutet simotra të Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës. Është kjo mënyra më e mirë për të lënë gjurmë të pashlyeshme në kohë dhe hapësirë” theksoi zëvendësministri Ademi.

Ai më tej u shpreh se Qeveria e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të mbështesë Institutin në realizimin e projekteve të ndryshme.

“Konsiderojmë që dhjetë vite punë të këtij Instituti, janë të mjaftueshme për t’u konsoliduar në formë institucionale dhe shkencore. Prandaj, presim që në të ardhmen, nga ky Institut të dalin edhe rezultate të reja për fusha të caktuara të shkencës shqiptare.       Presim që këto rezultate të prezantohen jo vetëm këtu në Maqedoni, por edhe në rajon dhe në botë, duke kontribuar edhe në promovimin e vlerave tona të lashta si komb dhe si shoqëri në përgjithësi. Në këtë rrugëtim të arsyeshëm dhe kuptimplotë, mbështetja e nevojshme e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nuk do të mungojë.”, tha në fund të fjalës së tij zëvendësministri Ademi në shënimin e 10 vjetorit të themelimit të ISHKSH.