E motra e saj është një person shumë i shtrenjtë për të.

Adelina Ismaili, gjithnjë e ka bërë të ditur për publikun raportin tejet të afërt që e ka me familjen e saj, e sidomos me dy motrat, Emën e Zanfinën.

Këngëtarja që është shumë e rrallë me publikime në rrjete sociale, i ka kushtuar Zanfinës ca rreshta emocionues në profilin e saj në Instagram, duke thënë se s’ka rëndësi sa është rritur, Zani për të gjithnjë do jetë motra e saj e vogël.

“Nuk ka rëndësi se sa e gjatë është ajo, sa grua e bukur është bërë apo sa seriozisht e ka marrë jetën! Ajo do jetë gjithmonë princesha ime e vogël. Të dua Zan <3”, ka qenë dedikimi i Adelinës për Zanfinën.