“Befasia më e mirë ndonjëherë” Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Tahiri dje përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka treguar se ka pranuar propozimin për fejesë nga i dashuri i saj.

Adelina është e vendosur për ta mbajtur publikun kureshtar për njeriun i cili i ka rrëmbyer zemrën, duke u munduar të mos e zbulojë identitetin e tij.

Dhe kështu ka bërë edhe sot, ajo ka publikuar një fotografi në Instagram ku shfaqet duke e puthur në buzë atë mirëpo edhe këtë herë ajo ia ka fshehur pothuajse tërësisht fytyrën.

“Befasia më e mirë ndonjëherë! Të dua”- ka shkruar Adelina sipër fotos.

Ndryshe, kujtojmë se Adelina ditë më parë ka treguar ekskluzivisht në prapaskenat e programit festiv të RTV 21 se do të martohet në vitin 2018.

Best surprise ever! ❤️❤️ i love u

A post shared by AdelinaTahiri (@adelina_tahiri1) on