60 vite burg! Ky është vendimi i Gjykatës së Michiganit për Larry Nassar, 54-vjeçarin që prej gati 3 dekadash ka qenë doktori i Federatës Amerikane të Gjimnastikës.

Tashmë ai nuk është më mjeku i kësaj federate, pas akuzave të ngrituara në drejtim të tij në vitin 2016 për pedofili ndaj dy pacienteve dhe 6 ish-gjimnasteve amerikane të moshës nga 13-15 vjeç.

Ndaj Nassar rëndojnë tre akuza të rënda, ku për secilën ligji parashikon dënimin me 20 vite burg.

Nassar u deklarua fajtor verën e vitit të kaluar. Pas hetimeve të kryera nga një grup gazetarësh investigativë, një numër i konsiderueshëm vajzash dolën hapur duke denoncuar abuzimet seksuale të kryera nga ana e mjekut.

Mbi 37 mijë foto më përmbajtje erotike u gjendën në kompjuterin e Nassar, me këtë të fundit që para trupit gjykes pranoi akuzat e ngritura dhe me lot në sy kërkoi falje për krimet e tij.