Ish-sulmuesi i kombëtares së Uruguait, Sebastian Abreu edhe pse në moshën 41 vjeçare ka nënshkruar me skuadrën kiliane Audaks Italiano

Kjo do të jetë skuadra e 26-të në të cilën ka luajtur sulmuesi Sebastian Abreu. Kështu ai ka thyer rekordin e mëparshëm të gjermanit Fananstiel, i cili kishte luajtur më 25 ekipe të ndryshme.

Sulmuesi ka luajtur në shumë shtete të ndryshme si Argjentinë, Brazil, Meksikë, Ekuador, Paraguaj, El Salvador dhe së fundmi në Kili.

Në Evropë ka luajtur në Spanjë, Izrael dhe Greqi, ndërsa ekipet më të famshme kanë qenë Espanyol dhe Real Sociedad.

41-vjecari ka luajtur edhe 70 ndeshje me përfaqësuesen e tij dhe ishte i pranishëm në botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010, ku mbahet mend për golin e shënuar nga penalltia në stilin “panenka” ndaj Ganës.