Presidenti palestinez Mahmud Abas e dënoi vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp ta njohë Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.
Ai theksoi se kjo i shkel të gjitha të drejtat që SHBA-ja të jetë ndërmjetësuese në negociatat paqësore izraelito-palestineze.
Sekretari shtetëror amerikan, Reks Tilerson deklaroi se SHBA-ja duhet menjëherë të fillojnë me implementim të vendimit të Trampit.
Presidenti amerikan Donald Tramp sot e njoftoi Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit duke injoruar paralajmërimet nga shtetet arabe dhe evropiane.