Edhe pse rezultatet përfundimtare ende nuk janë bërë publike, festa tashmë ka filluar.

Janë pikërisht anëtarët dhe përkrahësit e AAK-së në Istog të cilët kanë filluar të festojnë, shkruan Indeksonline.

Kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj bashkë me bashkëpunëtorët dhe përkrahësit ka zgjedhur që të presë rezultatin duke pasë pas vetes një përkrahje të madhe nga shumë qytetarë të komunës së Istogut.