Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur koalicion në komunën e Istogut, para rivotimit që do të mbahet më 17 dhjetor.
Lajmin e ka konfirmuar vet kandidati i AAK’së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj.
Shkrimi i plotë i Dreshajt në Facebook:
Për hajër na qoftë. Sapo arritëm marrëveshjen me Partinë Demokratike të Kosovēs për koalicion parazgjedhor.
Me Beqir Sadikajn i definuam të gjitha detajet e marrëveshjes. Ju betohem se do jetë koalicion i punës dhe të mirës për qytetarin.
Bashkë me PDK-në, Vetëvendosjen dhe listën e Arif Elshanit ne do të arrijmë fitore bindëse në zgjedhjet e 17 dhjetorit.
I ftoj edhe votuesit e LDK-së që të rreshtohen krah neve sepse me mua kryetar do të përfitoj secili qytetar i Istogut.
Sinqerisht, Gani Dreshaj
Gani Dreshaj dje ka arritur marrëveshje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje.